BE-ja paralajmëron masa ndaj TikTok
Bashkimi Evropian është duke bërë presion në rrjetin social TikTok që të pajtohet kushtet e reja të nxjerra me Aktin e Shërbimeve Dixhitale, i cili sapo është miratuar.
Ky akt ka për qëllim të përmirësojë moderimin e përmbajtjes në platformat e mediave sociale, arsyetimin për heqjen e një përmbajtje e caktuar dhe reklamuesit që synojnë përdoruesit.
Komisioneri evropian Thierry Breton ka deklaruar se TikTok duhet të fillojë t’u përmbahet rregullave të reja shumë përpara afatit të 1 shtatorit.
Sipas rregulloreve të reja, rrjetet sociale mund të përballen me gjoba deri në 6% të të ardhurave të tyre vjetore dhe gjërat mund të përshkallëzohen deri në ndalimin e funksionimit të platformës në BE.
“Me audiencën më të re, vjen përgjegjësi më e madhe”, tha Breton.
/Shqip.com