Hovenier reagon për përmbytjet që kanë përfshirë vendin
Publikuar:
(20.01.2023 20:35:10)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka reaguar për vërshimet që kanë përfshirë vendin.
Ai ka shkruar në rrjetet sociale se lutjet e tij janë me popullin e Kosovës që aktualisht janë duke luftuar me përmbytjet dhe po përballen me humbje të mëdha
“Faleminderit reaguesve të parë dhe ofruesve të shërbimeve të urgjencës që janë jashtë në të ftohtë, duke punuar për të mbrojtur qytetarët, shtëpitë dhe bizneset”, shkroi Hovenier.
/Shqip.com