Ironizoi me të në BBVA, Beatrix Ramosaj ka për t’i thënë diçka Luiz Ejllit
Publikuar:
(19.01.2023 20:29:08)

Trixa ditë më parë ka treguar se e mbështet Luiz Ejllin në këtë edicion të Big Brother Albania.
Por, ky I fundit sot gjatë ditës ka ironizuar më të duke thënë se e do dikë të mençur si Trixa.
“Femrën ideale, a e di si e doja; e doja inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, të sinqertë si Monika dhe të drejtpërdrejtë si Arjola”, u shpreh Ejlli.
Pas kësaj ka reaguar edhe këngëtarja, e cila tha se do dikë që nuk gënjen.
“Faleminderit Luiz e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Dhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ty”, tha Ramosaj.

/Shqip.com