Feronikeli “viktima e radhës” e Malishevës

Malisheva tashmë nuk është më një “befasi” në Superligën e Kosovës në futboll.
Ata kanë mposhtur Feronikelin me rezultat minimal 1-0, shkruan Shqip.Com.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Vitia në minutën e 62-të, ndërsa përkundër orvatjeve të ekipit mysafir për të barazuar rezultatin një gjë e tillë nuk ndodhi.
Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Malisheva gjendet në në pozitën e dytë në tabelë me dhjetë pikë të grumbulluara, ndërsa Feronikeli mbetet në vendin e gjashtë.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Suharekë, Ballkani ka mposhtur Llapin me rezultat të pastër 2-0.
Fillimi i takimit ishte i tensinour pasi “Xhebrailat” e ofenduan në kor trajnerin Tahir Batatina dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta.
Sa i përket lojës, Ballkani ishte më kërkues që nga fillimi, ndërsa goli i parë erdhi në minutën e 13-të kur Ermal Krasniqi shënoi për herë të katër këtë sezonë.
I njëjti futbollist realizoi edhe një herë në minutat shtesë dhe ja dhuroi pikët e plota skuadrës së tij.
Pas kësaj fitore, suharekasit gjenden në pozitën e parë, kurse Llapi është në pozitën e parafundit në tabelë./Shqip.com
