Paralajmërimet e Shqip.com dolën të sakta, Omobo largohet nga Vëllazmimi

Qendra amerikano-nigeriane Emmanuel Omobo është larguat nga skuadra e Vëllaznimit.
Shqip.com nga burime të sigurta ditë më parë raportoi se klubi gjakovar dhe Omobo dhe do ta ndërpresin bashkëpunimin.
Lajmi është konfirmuar sot në rrjetet sociale nga klubi gjakovar.
Mësohet se ekipi gjakovar nuk është i kënaqur me paraqitjet e shtatlartit.
Ai erdhi te Vallaznnimi në tetor të vitit të kaluar.
Në fakt, Omogbo është emër i njohur për publikun gjakovar dhe opinionin e basketbollit në Kosovë, pasi para dy sezoneve ishte pjesë e Vëllaznimit me të cilët shkëlqeu dhe për pak sa nuk e mbajti klubin në elitë me super-paraqitje.
Përpos SHBA-ve dhe Kosovës, Omogbo ka luajtur edhe në liga shumë të forta si: Itali (Pesaro), Lituani (Pieno Zvaigzdes), Izrael (Ironi Kiryat), Spanjë (Huesca) dhe Qipro.
/Shqip.com