Lajme

Kryeziu: Më çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti?

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik që po mbahet në Davos.

Mirëpo pjesëmarrjen e tij e ka kundërshtuar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se Kurti për këtë forum pagoi 58 mijë franga pa një procedurë prokurorimi.

“Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi. Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka.Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?!”, ka thënë Hoti.

Lexo edhe:
Hoti: Kurti pagoi pa procedurë prokurimi 58 mijë franga për një minikonferencë në Davos

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka pyetur se më çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti?

“1) Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurtin në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë? 2) Me organizimin e konferencës për investitorë të huaj? 3) Me ftesën që po bën për investime të huaja në vend? 4) Me takimin me kryeministren e Finlandës, vend anëtar ky i BE-së, e cila së fundmi ka aplikuar në NATO, synim ky edhe i joni? 5) Me kërkesën për më shumë siguri për Kosovën përmes më shumë trupave të NATO-s në Kosovë? Siguria e shtuar për Kosovën është siguri edhe për investitorët 6) Me shpërfaqjen e Serbisë para opinionit ndërkombëtar, lidhjeve të saj me Rusinë dhe qëllimeve të përbashkëta për destabilizim të Rajonit? 7) Me faktin që Albin Kurti është kryeministër i Kosovës?”, ka shkruar Kryeziu.

/Shqip.com