Mblidhet Kuvendi, në rend dite pikat e mbetura nga viti i kaluar
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme ti rikthehen punës.
Ata pritet të mblidhen në ora 10:00 në një seancë plenare me pikat e mbetura nga viti i kaluar.
Rendi i ditës
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
2. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
3. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.
5.Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
6.Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
7.Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
8.Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
9.Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
10.Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
11.Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
12.Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
13.Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,
14.Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
15.Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
/Shqip.com