Shokon Robert Aliaj për Kristin: Po krijojë lidhje në BBVA nuk më ka baba
Djali i Robert Alijaj, Kristi ka disa javë që është pjesë e Big Brother VIP Albania.
Ai është duke u spikatur nga publiku për shkak të ngacmimeve dhe raportit që ka krijuar me modelën, Kejvina Kthella.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tha se Kristi është i lidhur jashtë.
Ai po ashtu tha se nëse do të krijonte një marrëdhënie me një vajzë të shoëbizit nuk do të ishte më babai i tij. Ai theksoi se ka disa parimet kur bëhet fjalë për personin që do të krijoi familje.
“E para, unë nuk e ndjek fare, vetëm shoh se çfarë postohet. E kam neveri. Nuk e kam vetëm me ‘Big Brother’, por as veten nuk e shoh në ekran. Por Kristi ka thënë që nuk është tipi im, nuk e ka fyer. Po ndryshoi mendje Kristi, mua nuk më ka baba. Unë nuk e lë djalin tim, dmth nuk e pranoi që djali im të gjejë grua nëpër televizione. Unë nuk e kam shokë, e thash që kam djalë, e thash në këtë term.
Ai e di shumë mirë opinionin tim, unë nuk kam qejf të fusë në shtëpi një tip të showbizit, pa e paragjykuar fare në kuptimin e këtij showbizi sepse vetë kam qenë i showbizit, nuk e snoboj këtë gjë. Por unë dua një gjë me mend. Nuk dua një njëri me buzë, më pëlqen më shumë kur hap gojën ta ardhuroj, se sa kur heqin ndonjë gjë.
Kristi i ka këto, ai prandaj tha që nuk bëhet fjalë për romanca sepse e pret dikush tjetër jashtë. Karakterin e ka shumë pozitiv Kejvina, kjo është shumë e vërtetë. Nuk kam asnjë lloj ndjeshmërie, kam standarte. Kur vjen puna te familja, jemi serioz”, u shpreh Roberti.
/Shqip.com