Pamje nga pasojat e sulmit vdekjeprurës me raketa ruse në një ndërtesë banimi në Ukrainë
Publikuar:
(16.01.2023 18:07:00)

Dnipro është ende i tronditur pasi një raketë lundrimi ruse goditi një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe në qytetin qendror të Ukrainës të shtunën herët pasdite.
Si pasojë e sulmit mbetën të vrarë të paktën 40 persona dhe u plagosën75 të tjerë.

Po ashtu u raportuar edhe për 46 persona të zhdukur.
Bërthama e asaj ndërtese tani është zhdukur, e shndërruar në një mal me beton të përzier.

Apartamentet u ndanë në gjysmë kur raketa depërtoi deri në bodrum, raporton CNN.
/Shqip.com