Lajme

Arrestohen pesë meshkuj dhe një femër në Mitrovicë, dyshohen për prostitucion

Ilustrim

Pesë meshkuj dhe një femër janë arrestuar të premten në Mitrovicë pasi që dyshohen se janë marrë me prostitucion, njofton Shqip.com.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë dërguar në Gjykatë, ku pas seancës, ata janë liruar.

“Janë arrestuar pesë meshkuj dhe një femër që të gjithë shtetas të Kosovës, nën dyshimin se janë kanë kryer veprën e cekur. Të dyshuarit janë dërguar në gjykatë, ku pas seancës janë liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 54 persona, prej të cilëve 26 janë dërguar në mbajtje kurse tetë në vuajtje të dënimit./Shqip.com