Policia shqipton 1 mijë e 438 gjoba për ata që shkelën masat anti-COVID’19
Publikuar:
(18.09.2021 10:50:44)

Një mijë e 438 gjoba janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit ndaj atyre që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID’19, njofton Shqip.com.
Sipas raportit të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë gjobitur edhe një mijë e 711 persona për shkeljen e rregullave të trafikut.
Këto gjoba janë shqiptuar në bazë të Ligjit anti-COVID, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe, të premten janë regjistruar 19 vdekje dhe 279 raste të reja me Coronavirus./Shqip.com