Lajme

Shqipëria nis vaksinimin e refugjatëve afganë

Vaksinimi anti-COVID në Shqipëri

Qeveria e Shqipërisë ka përfshirë në programin e vaksinimit edhe shtetasit afganë që po strehohen brenda shtetit shqiptar për disa javë me radhë, transmeton Shqip.com.

Gjatë paradites të 17 shtatorit, në Shëngjin, Lezhë e Durrës ka mbërritur një ekip për të vaksinuar të gjithë personat madhor që janë strehuar atje.

Fotot e publikuara nga TCh tregojnë momente nga vaksinimi. Nga 644 qytetarë afganë që kanë arritur në Shqipëri, në Shëngjin janë strehuar 435 prej tyre.

Një prej qytetarëve afganë të vaksinuar tha se ishte shumë falënderues, duke shtuar se ky është një tjetër hap për të jetuar të sigurt.

Gjithë të ardhurit afganë në Shqipëri menjëherë sapo kanë mbërritur i janë nënshtruar testeve për COVID-19. /Shqip.com