Tre muaj pas divorcit, martohet ish- bashkëshorti i Kim Kardashian?

Tre muaj pas divorcit me ish- bashkëshorten Kim Kardashian, Kayne West thuhet të jetë martuar me stilisten e njohur që punon në kompaninë e tij.
Daily Mail shkruan se reperi 45 vjeçar dhe stilistja e “Yeezy”, Bianca Censori janë martuar në një ceremoni private.
Dyshja janë parë me unaza martese te vendosura.

Kanye dhe punëtorja në kompaninë e tij ende nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen por spekulimet janë se ata janë martuar për shkak se Kanye nuk do që të kryej marrëdhënie seksuale pa qenë i martuar.
Nuk është e qartë se sa kohë ata njihen me njëri-tjetrin ose sa kohë kishin qenë në lidhje, por Bianca iu bashkua kompanisë Yeezy të Kanye në nëntor 2020.
Ajo renditet si Shefe e Arkitekturës dhe e siguroi pozicionin pas marrjes së një masteri në projektimin e ndërtesave në Universitetin e Melburnit në Australi.
/Shqip.com