Lajme

Haradinaj: Kurti e ka sjell veten, partinë e tij dhe Kosovën në qorrsokak

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj

Lëvizja Vetëvendosje përmes një video të publikuar gjatë ditës së marte ka akuzuar qeveritë e kaluara për mënyrën e qeverisjes.

Çka ka çka s’ka këto 2 vite?- ishte titulluar video e Vetëvendosjes e cila u kritikua shumë nga ana e partive opozitare.

Lidhur me këtë video ka ardhur edhe reagimi nga ana e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Këshilla ime për Kurtin dhe kolegët e tij mos e vet ngushtoni veten me këto video, Kurti e ka sjell veten, partinë e tij, për fat të keq edhe Kosovën në qorrsokak. Është në një qoshe mjaftë e rrezikshme për veten, për partinë e tij edhe për Kosovën. Propozimi i Amerikës për tabela për Kurtin, nuk ka qenë për Amerikën, por ka qenë për me ec Kosova pa pasoja të reja deri në marrëveshje, vetëm për këtë arsye”, ka thënë Haradianaj në T7.

Veprimet e Kurtit të njëanshme, kanë shkaktu aq pasoja, saqë sot spo flasim për marrëveshjen finale por për Asociacionin, ka shtuar më tutje Haradinaj.

/Shqip.com