Bernard Arnault emëron vajzën si drejtuese e Dior

Bernard Arnault, njeriu më i pasur në botë, ka emëruar vajzën e tij më të madhe, Delphine, drejtuese e Christian Dior.
Kjo vjen pas një viti të jashtëzakonshëm për Arnault, kur pasuria personale e tij kaloi atë të sipërmarrësit amerikan Elon Musk.
Arnault njoftoi të mërkurën se Delphine, tani nënkryetare ekzekutive e Louis Vuitton, do të bëhet drejtoresh ekzekutive dhe kryetare e Dior nga 1 shkurti.

“Nën udhëheqjen e Delphine, Louis Vuitton përparoi ndjeshëm, duke i mundësuar markës të vendosë rregullisht rekorde të reja shitjesh,” tha ai.
Delphine Arnault iu bashkua biznesit familjar në vitin 2000 pas dy vitesh në firmën e konsulencës së menaxhimit McKinsey dhe duke studiuar në London School of Economics.
Ajo iu bashkua bordit të LVMH në vitin 2003 duke u bërë gruaja e parë dhe personi më i ri që shërben në të.
/Shqip.com