Publikohet një audio-incizim i zëvendësministrit Veliji, dyshohet për përfshirje në ryshfet
Një audio-incizim i publikuar gjatë ditës, e implikon zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Almir Veliju, i cili flet për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.
“… a të ka kallëzu ai sa përafërsisht munet?”…se këta pa ju dhanë diçka nuk kryejnë punë”.
Janë këto disa pjesë të bisedave që zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji i bën më një person (emër i njohur për redaksinë) e ku flasin për një aferë ryshfeti.
Ky audio-incizim, pos tjerash dëshmon që për këtë grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh, zëvendësministri Veliji, pos telefonatave kishe zhvilluar edhe takim, thuhet ndër të tjera.
Audio-incizimin e ka siguruar Insajderi.org dhe tashmë është në posedim të Policisë së Kosovës.
Almir Veliji, është pjesë e partisë SDU, nga radhët e të cilës vjen edhe deputetja Duda Balje.
Audio KËTU:
/Shqip.com