Lajme Botë

James Cleverly: Irani duhet të ndalojë ekzekutimin e shtetasit britanik

Alireza Akbari, një ish-zëvendës ministër i mbrojtjes, mund të ekzekutohet së shpejti pasi u shpall fajtor nga gjykatat revolucionare se ishte spiun i lartë i M16. Apeli i tij u refuzua më shumë se tre muaj më parë, por për arsye të paqarta, shërbimet iraniane të sigurisë po kërcënojnë të vazhdojnë dhe të vendosin dënimin me vdekje.

“Irani duhet të ndalojë ekzekutimin e shtetasit britaniko-iranian Alireza Akbari dhe ta lirojë menjëherë. Ky është një akt i motivuar politikisht nga një regjim barbar që ka shpërfillje totale për jetën njerëzore”, ka thënë Cleverly për Akbar, raporton The Guardian.

Ministria e Jashtme ka qenë në dijeni për rastin e Akbarit prej disa kohësh, por vetëm në 24 orët e fundit iu kërkua të ndërhynte nga familja pasi të gjitha rrugët ligjore në Iran u shteruan dhe lobimi politik nuk dha fryt.

Akbari u arrestua para tre vjetësh dhe mbahet në një burg në Terhan.

Autoritetet iraniane e pranuan zyrtarisht dënimin e Akbarit si spiun, duke shtuar se të gjitha burimet e tij të apelit tani ishin shteruar.

/Shqip.com