Limaj: Kurti do ta pranojë Asociacionin

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur i bindur se Kryeministri Albin Kurti do ta pranojë Asociacionin. Ai, në emisionin Pressing të T7, ka kritikuar Qeverinë edhe për jotransparencë.
“Po, more qysh jo… Ka pranu ky marrëveshje…Ne ende nuk e dimë çka ka ndodh në natën e shtyrjes së targave, çka ka ndodhë që i shtyni targat? Cila është marrëveshje, nuk është publike. Nuk e dimë çka ka ndodh më 29-30 dhjetor, përveç deri largimi i barrikadave. Me dal me thanë vetë i qitën veç i hoqën, është me fy, është veprimi më jotransaparent që e kam ndi najherë. Ka marrëveshje dhe këto marrëveshje nuk i dimë ne, ka jotransparencë totale”, ka deklaruar Limaj.
Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj e ka komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje, ku opozitarët u goditën për hajni e zhvatje.
Limaj, në emisionin ‘Pressing’ në T7, tha se kjo është për të ushqyer një pjesë të elektoralit që i besojnë VV-së qorrazi.
“Kjo është me ushqye një pjesë të elektoralit, që fatkeqësisht i besojnë qorrazi. Kjo më shumë flet për krizën e kësaj qeverisje, nevoja që ju me këtë mashtrim i keni fituar zgjedhjet. Me këtë logjik që dinë ta bëjnë më së mirë, përmes gjysmë të vërtetave, mashtrimeve, shpifjeve, manipulimeve dhe me ju thonë qytetarëve këqyre se keni harru e po ju kthejmë edhe njëherë”.
Tutje, ai e cilësoi si shqetësuese, ku sipas tij, një qeveri e cila qeverisë më shumë se 20 muaj t’i fryjë përçarjes, shpifjes e mashtrimit.
“Kjo është shqetësuese, vetguximi me ja dhanë atë vet qytetarëve të Kosovës. Një qeveri pas 20 e disa muajve qeverisje, me fry përçarjes, shpifjes e mashtrimit. Zakonisht regjimet autoritare, nuk shihen në emër të reformave, në emër të reformës e kap drejtësinë, në emër të pastërtisë e shkatërron shtetin, në emër të barazisë e bën fukara vendin. Krejt këto kamuflohen”.
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Rezoluta 1244 lehtë mund të fuqizohet në një pjesë të territorit të Kosovës.
Duke folur për situatën në veri, Limaj në Pressing të T7, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti e ka kthyer situatën në atë që ka qenë para vitit 2008.
“Situatën na e ka kthye para 2008’ës. Kosova, një pjesë të Kosovës është duke u kthye një lloj, rezoluta 1244. Bile për fat të keq, me kërkesë të Qeverisë sonë. Me kërkesë të Qeverisë sonë, jemi duke i kthye institucionet që gati janë pas largu nga Kosova… A e dini se ka mundësi me u bë protektorat brenda protektorati. Kosova ka qenë një lloj protektorati dikur. Për mua, për juve, Kosova ka qenë e lirë, në mendjen tonë dhe shpirtin tonë edhe e pavarur, por për botën Kosova ka qenë protektorat i Jugosllavisë, brenda territorit të Jugosllavisë. Në 99’ën po flas, kur erdhën UNMIK-u. A e di që brenda këtij shteti mundet me t’u krijua protektorat në një zonë? A e di që mundet me t’u fuqizua rezoluta 1244 vetëm për një zonë, vetëm për një pjesë të territorit të Kosovës?”, ka deklaruar Limaj.
/Shqip.com