Lajme

Szijarto: Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Hungarisë Peter Szijártó tha sot në Budapest se vendi do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane.

“Qëndrimi ynë është se do të rrezikonte arritjen e një kompromisi nëse formacione të caktuara evropiane do ta pranonin Kosovën para arritjes së marrëveshjes. Dhe për këtë arsye, Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane”, tha Szijarto, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Szijártó theksoi se Hungaria, siç tha ai, është me të vërtetë e interesuar që të arrihet një zgjidhje e bazuar në një dialog real.

“Dhe për këtë e pranuam udhëheqjen e forcave të KFOR-it në Kosovë, sepse menduam se ndoshta në atë mënyrë do të mund të kontribuonim në sigurimin e paqes. Ne duam që të arrihet një kompromis sa më shpejt”, tha Sijarto.

Ministri hungarez tha se vendi nuk do të pranojë, siç nuk ka bërë deri më tani, asnjë sanksion të BE-së kundër Rusisë që do të vinte në pikëpyetje sigurinë e furnizimit me energji për Hungarinë dhe qytetarët e saj, raporton Tanjug.

/Shqip.com