Çitaku: Kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mbanë në detyrë Berishajn

Media sllovene Prava ka publikuar të dhëna të fundit për transaksionet të dyshimta dhe aty zbulohet se bohet fjalë për qindra miliona euro nga GENI në kompani të ndryshme.
Në shkrim përmendet edhe Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, mbi të cilin hidhen dyshime se është financuar nga paratë e filialit të GEN-It në Tiranë, ku janë transferuar 14 milionë euro. Tutje, Prava shkruan se dyshohet që paratë e GEN-It në Tiranë janë përdorur për të financuar fushatën e Kurtit.
Mirëpo për këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.
Sipas Çitakut, Kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mbanë në detyrë Martinin.
“Martin Berishaj vazhdon të jetë Ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat Sllovene. Kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mbanë në detyrë Martinin”, ka shkruar Çitaku.
Në hulumtimit e titulluar “Si e paguan Martin Berishajn nga kompania sllovene GEN-I! Ku përfunduan gati 100 milionë euro”, theksohet se ambasadori i Kosovës ka përfituar qindra mijëra euro në mënyrë të dyshimtë.
/Shqip.com