Ben Meir përmend tri mënyra se si mund të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir ka treguar se si mund të arrihet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se të gjitha konfliktet në lidhje me pjesën veriore të Kosovës janë të zgjidhshme dhe sipas tij, kjo arrihet vetëm nëse të dyja palët bëjnë lëshime të caktuara.
“Të gjitha çështjet konfliktuale në lidhje me pjesën veriore të Kosovës janë të zgjidhshme me kusht që të dy palët, Kosova dhe Serbi, të bëjnë lëshime të caktuara të nevojshme për të arritur një marrëveshje. Por për sa kohë që ata mbajnë pozicionin e tyre aktual, sigurisht që nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje”, ka shkruar ai.
Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, ka folur edhe për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se njohja reciproke duhet të vendoset që nga fillimi i negociatave.

Nëse palët nuk bien dakord për njohje reciproke në fillim të bisedimeve, atëherë sipas profesorit amerikanë kjo është humbje kohe në këtë proces.
“Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojnë me mirëkuptimin se në fund të procesit, ata bien dakord për një njohje reciproke. Ky kusht duhet të vendoset që nga fillimi i negociatave. Përndryshe, për mendimin tim, do të jetë përsëri humbje kohe”, ka shkruar ai.
/Shqip.com