Sport Ndërkombëtar

Dani Alves dhe Sau Palo ndajnë rrugët

Dani Alves largohet nga Sau Paulo

Dani Alves dhe Sau Paulo kanë ndarë rrugët përfundimisht.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ani pse është 38 vjeçar duket që nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli dhe është në kërkim të një “aventure” të re, shkruan Shqip.com.

Alves ishte transferuar në Sau Paulo si transfer i lirë në vitin 2019, ndërsa arriti që të fitonte me ta titullin e kampionit në futbollin elitar brazilian.

Kjo aventurë e tij në vendlindje ishte e veçantë për të, për shkak se këto dy vite ai e ka gjetur veten më shumë duke luajtur si mesfushor ofanziv, se sa si mbrojtës i krahut të djathtë.

Alves është futbolllisti më i trofeshëm në histori të futbollit, ndërsa periudha e tij më e suksseshme konsiderohet te ketë qenë te Barcelona ku fitoi të gjithë titujt e mundshëm.

Ai është ende prezentues i kombëtares braziliane me të cilët u paraqit në Lojërat Olimpike të vitit 2021 dhe u shpall kampion./Shqip.com

Lajmi është konfirmuar edhe nga Fabrizio Romano