Lajme Ballkan

Greqi: Shqiptarin e godet shkëmbi dhe e hedh në humnerë

Një shqiptar i moshës 40-vjeçar ka gjetur tragjikisht vdekjen në zonën e Sakës në Keratea të Greqisë.

Po ashtu është bërë e ditur se 40 vjeçari, është shtypur nga një gur teksa mblidhte barishte medicinale në mal.

Raportohet se për pasojë ra në humnerë nga një lartësi prej 20 metrash, duke gjetur kështu vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, raporton Abcnews.

/Shqip.com