Serbët e presin me protesta Petkoviqin në Zubin Potok

Një numri të serbëve nuk u ka pëlqyer prezenca e drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Në një video të publikuar, gjatë ceremonisë qendrore të ndezjes së pemës së Krishtlindjes që u mbajt në Zubin Potok, një grup i serbëve kanë brohoritur kundër Petkoviqit dhe krerëve të Listës Serbe që ishin të pranishëm në këtë ngjarje.
Gjatë fjalimit të peshkopit Teodosje, një grup i serbëve nisën të brohorasin: “Petkoviq, a është kjo 50:0 për ne? Turp të keni, shqiptarët po na ruajnë”, e më pas kanë shqiptuar një sërë mallkimesh.
Priftërinjtë e pranishëm, si dhe peshkopi Teodosije i Rashkës së Prizrenit, gjatë gjithë kohës u përpoqën t’i qetësonin, por nuk ia dolën dot.
Disa qytetarë e pyesnin me këmbëngulje Petar Petkoviqin: “A po ju mbrojnë edhe shqiptarët?” Është e lehtë për ty në Beograd.
/Shqip.com