Lajme

Karvani i vaksinimit sot zbarkon në qytetin e Pejës

Pas Prizrenit, Mamushës, dhe Suharekës, Karvani i vaksinimit sot pritet të vazhdojë në qytetin e Pejës.

Ky aktivitet i organizuar nga MSh e IKSHPK me përkrahjen e OBSh-Zyra në Prishtinë, nxit dhe promovon vaksinimin kundër COVID-19 me dozat bivalente përforcues dhe vaksinimin kundër Gripit sezonal.

Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht qytetarëve u bën thirrje të vaksinohen, sepse së fundi vërehet rritje e rasteve me COVID-19, ndërkohë që ende jemi në sezonin e Gripit.

Orari

Pas Pejës, Karvani i vaksinimit do të vazhdojë në qytetet e Istogut e Klinës.

/Shqip.com