Lajme

PSD paralajmëron kallëzim penal ndaj Arben Vitisë

Partia Socialdemokrate

Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Dardan Molliqaj, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë.

Kjo për “keqmenaxhim të pandemisë”, kështu PSD akuzon Vitinë për situatën me COVID-19.

“IKShPK po rekomandonte masa për të mbrojtur jetën njerëzore nga pandemia, por Vitia kishte detyrim t’i përgjigjet idilikës së shefit të tij”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

“Arben Vitia duhet të përgjigjet para prokurorisë. Veprimi i datës 12 gusht ka rezultuar me pasoja fatale për njerëzit. Ai ka vepruar në mënyrë tërësisht të papërgjegjshme dhe ka shpërdorur detyrën zyrtare”, vazhdon kumtesa.

PSD publikoi një grafikon ku shihet dinamika e rritjes së infektimeve nga 1 gushti e deri më 12 gusht.

14 pacientë kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Shqip.com.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e funidt të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila në bazë të të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, thotë se edhe 368 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë kësaj periudhe kohore.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej gjashtë mijë e 882 mostra të marra për testim.

Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064, derisa në total numri i rasteve aktive ka rënë në 13 mijë e 473.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës. Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Shqip.com