Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të realizojnë kontrolle të përbashkëta doganore në pikëkalimin hekurudhor

Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të zbatojnë kontrolle të përbashkëta doganore për komunikacionin hekurudhor, njofton Shqip.com.
Përmes një komunikate për media, Ministria e Financave bëri të ditur se nënshkrimi i kësaj marëveshjeje ka qëllim kryesor thjeshtësimin e organizimit të këtij komunikacioni dhe shkurtimin e kohës së pritjes në vendkalimet kufitare.
“Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje në mes të tjerash përcaktohet edhe mënyra e realizimit të kontrolleve doganore dhe implementimi i procedurave doganore për komunikacionin hekurudhor nga zyrtarët doganorë të të dy palëve në zonën hekurudhore.
Me këtë rast shënohet edhe një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të dyja shteteve dhe thellimit të bashkëpunimit në fushën e komunikacionit, në linjë me prioritetet e Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm të vendit”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës është takaur me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në Shkup, ku janë nënshkruar disa marrëveshje dhe është diskutuar për situatën në rajon./Shqip.com