Edoni i nervozuar pas nominimit: Për mua kjo lojë është jetë a vdekje
Publikuar:
(03.01.2023 16:08:58)
Banori i shtëpisë së Big Brother VIP, Edoni është në mesin e të nominuarve.
Kjo është hera e parë që ai shkon në nominim, e për këtë ai është ndjerë keq dhe i nervozuar.
Getinjo dhe Ana, janë munduar ta qetësojnë, por ai u shpreh se është më i rrezikuari për tu eliminuar të premten.
Sipas tij kjo lojë është jetë a vdekje, ai ka shpërthyer edhe në lot.
/Shqip.com