Ambasada Britanike e konfirmon që një anëtar i saj është aksidentuar në Malet e Sharrit
Publikuar:
(02.01.2023 20:01:05)

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë e ka konfirmuar se një anëntar i ambasadës së tyre është përfshirë në një aksident në Malet e Sharrit.
“Mund të konfirmojmë se një anëtar i Ambasadës Britanike është përfshirë në një aksident në Malet e Sharrit. Ata aktualisht janë në trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës kishte njoftuar për nisjen e aksionit për ta shpëtuar të aksidentuarin.
Misioni ishte kryer më sukses dhe tani diplomati është në trajtim mjekësor.
/Shqip.com