Rozë

Zbulohen detaje të reja, përjashtohen konkurrentët nga “Përputhen”

Emisioni "Për'Puthen"

Autorja e emisionit “Përputhen”, Olsa Muhameti ka zbuluar të reja rreth zhvillimeve gjatë kësaj jave.

Ajo në Instagram ka hapur opsionin për pyetje-përgjigje nga fansat e saj në lidhje më emisionin që tashmë ka startuar.

Olsa ka publikua një pyetje që ka marrë nga një ndjekëse, derisa ka thënë se javën që vjen do ketë përjashtime, por që nuk ka zbuluar nëse janë vajza apo djem.

Tutje ajo ka shkruar se përveç kësaj do ketë edhe hyrje të reja në “Përputhen”.

Deri më tani janë prezantuar 5 vajzat dhe djemtë, por në ditët në vijim do të prezantohen të tjerë konkurrentë.

Se kush do ta ketë fatin që të dalë i pari nuk dihet./SHQIP.com