Lajme

Kusari uron Kroacinë: Suksesi juaj është inspirues

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka uruar Kroacinë pas hyrjes në zonën Schgenn si dhe për hyrjen në fuqi të përdorimit të valutës euro.

Përmes një postimi në Twitter, Kusari është shprehur se suksesi i Kroacisë është inspirues.

“Përkundër humbjes së të gjitha luftërave në ish-Jugosllavi, sot Serbia ende qëndron prapa barrikadave në veri të Kosovës. Ke mundur të heqësh të gjitha kufizimet e integrimit kur Serbia mbetet peng i mentalitetit pushtues, ndërsa Kroacia ishte për lirinë e lëvizjes, demokracinë dhe integrimin”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

Kroacia është vendi i parë që i bashkohet Shengenit dhe Eurozonës në të njëjtën kohë.

Nga mesnata e 1 janarit janë shfuqizuar 73 pika kufitare tokësore dhe 12 pika kufitare detare, ndërsa për arsye teknike do të hiqen kontrollet në aeroporte nga 26 marsi.

Në Zagreb në mesnatë para selisë së Bankës Kombëtare Kroate u shënua anëtarësimi në eurozonë, pra kalimi në euro si valutë zyrtare.

/Shqip.com