Sport Ndërkombëtar

Viti i Max Verstappen

SUZUKA, JAPAN - OCTOBER 09: Race winner and 2022 F1 World Drivers Champion Max Verstappen of the Netherlands and Oracle Red Bull Racing celebrates on the podium during the F1 Grand Prix of Japan at Suzuka International Racing Course on October 09, 2022 in Suzuka, Japan. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Max Verstappen e ka dominuar botën e Formula 1 edhe në vitin 2022.

Ngasësi holandez u shpall kampion i këtij sporti për herë të dytë radhazi.

Ai e siguroi titullin e dytë në Bologna të Italisë, afro tri javë pasi e siguroi fitoren e 15-të sezonale.

Asnjë ngasës më parë nuk kishte arritur t’i regjistronte më shumë se 13 fitore në një sezon.

Por, Verstappen me Red Bullin e shkroi historinë në Formula 1.

25 vjeçari e siguroi një titull komod për dallim prej vitit 2021, kur shpallej kampion bote në sekondat e fundit.

Ngasësi i Ferrarit, Charles Leclerc përfundoi i dyti.

Kurse, podiumin e mbylli ngasësi tjetër i Red Bullit, Sergio Perez.

Për herë të parë që nga viti 2013, Lewis Hamilton nuk arriti të përfundonte në Top 3 garuesit.

Shtatë herë kampioni i botës nuk arriti ta kalojë legjendën Michael Schumacher, i cili i ka po ashtu shtatë tituj.

/Shqip.com