Daçiq: Prioriteti im për vitin 2023, është tërheqja e njohjeve të Kosovës

Serbia është duke ecur shumë më shpejt në reformat e saj se sa tregon numri i kapitujve të hapur dhe të mbyllur.
Ai tha se është e qartë që BE-ja e mat rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE me suksesin e dialogut me Kosovën.
“Serbia mund të përparojë në reforma sa të dojë, por nëse nuk ka përparim në dialogun me Prishtinën, nuk do të ketë përparim as në integrimet evropiane. Megjithatë, edhe nëse do të arrihej një marrëveshje e caktuar me Prishtinën, askush nga BE-ja nuk është në gjendje të na thotë se çfarë do të merrnim”, tha Daçiq.
Daçiq ka folur edhe për çështjen e tërheqjes së njohjeve të Kosovës, për çka tha se një nga prioritetet e tij për vitin e ri do të jetë “vazhdimi i politikës së ndërlidhur me tërheqjen e njohjeve të Kosovës”.
“Presim që në javët e para të këtij viti të jetë edhe dhjetëra vende që do të tërheqin njohjen, për të cilat kemi paralajmëruar”, tha ai për agjencinë e lajmeve Beta.
/Shqip.com