Hoxhaj uron veteranët në ditën e tyre
Publikuar:
(30.12.2022 15:32:15)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar veteranët me rastin e ditës së tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se duhet ët ketë nderim të përjetshëm për ata që sakrifikuan për ta sjellë lirinë.
“Nderim të përjetshëm për ata që sakrifikuan gjithçka dhe na sollën lirinë̈ e shtetin sovran që gëzojmë̈ sot! Urime Dita e Veteranit”, shkroi Hoxhaj.
Urim për veteranët kanë pasur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

/Shqip.com