Haradinaj uron veteranët në ditën e tyre
Publikuar:
(30.12.2022 11:03:44)

Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar bashkëluftetarët e tij me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Veteranit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e quajti Ditën e Veteranit si ditë krenarie e lavdie.
“Të dashur bashkëluftëtarë, Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie”, shkroi Haradinaj.
Tutje, Haradinaj shkroi se shërbimi dhe sakrifica e veteranëve gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë.
/Shqip.com