Dhjetë çiftet e famshme që në 2022 i dhanë fund njëri-tjetrit

Shumë çifte të showbizit, festat e fundvitit nuk do t’i kalojnë së bashku.
Këtë vit, shumë prej tyre i kanë dhënë fund lidhjeve dhe martesave shumëvjeçare.
Më poshtë janë të listuar disa çifte të njohura që u ndanë gjatë këtij viti.
Shakira dhe Gerard Pique
Çifti ka më shumë se dhjetë vjet bashkë dhe kanë dy djem së bashku. Mirëpo, tradhtia e futbollistit ndërkombëtar u bë e njohur dhe njoftimi për ndarje erdhi në qershor.
Harry Styles dhe Olivia Wilde
Çifti u divorcua pas gati dy vitesh lidhje, sipas burimit të People, u tha “Ai ka turneun e tij dhe ajo po fokusohet te fëmijët e saj tani. Vendimi u nda dhe u mor me dashuri.”

Tom Brady dhe Gisele Bundchen
Lajmi për ndarjen e tyre ra si rrufe pak kohë më parë. Thashethemet thonë se vendimi i sportistit për t’u rikthyer në aktivitete aktive ishte arsyeja kryesore e divorcit, por çifti, të cilët ishin bashkë prej 13 vitesh dhe kanë dy fëmijë, nuk konfirmuan asgjë në njoftimin që ai bëri përmes Instagramit.
Leonardo DiCaprio dhe Camilla Morrone
Ata ishin bashkë prej 4 vitesh dhe megjithëse daljet e tyre publike së bashku ishin të pakta, të gjithë flisnin për një çift shumë të dashuruar. Megjithatë, gushtin e kaluar ata u ndanë, me Camilla Morrone, e cila tani është 25 vjeç, përflitet si fajtore.
Jason Momoa dhe Lisa Bonet
Lidhja e tyre dukej e paprekur nga asnjë vështirësi, por pas 16 vitesh jetë së bashku ajo mori fund. Ata njoftuan ndarjen e tyre përmes Instagramit, duke shkruar në deklaratën e përbashkët që lëshuan: “Të gjithë e kemi ndjerë presionin dhe ndryshimet e kësaj kohe… Një revolucion është duke u zhvilluar dhe familja jonë nuk bën përjashtim… ndjenja dhe rritja nga lëkundjet sizmike. Pra, ne po ndajmë lajmin familjar se do të marrim rrugë të ndryshme në martesën tonë.”
Kim Kardashian dhe Pete Davidson
Menjëherë pas zyrtarizimit të marrëdhënies së tyre dhe paraqitjes së tyre të përbashkët në Met Gala, çifti u nda, pasi “oraret e tyre të ndërlikuara nuk i lejonin ata të mbanin një marrëdhënie të mirë”.
Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard
Fotot e saj pa unazë po shtoheshin, ndaj një burim i PEOPLE se çifti u nda me vendim të modeles. Thashethemet thonë se biznesmeni e ka tradhtuar sërish, ndërsa burime pranë saj thonë se ajo ka në fokus djalin dhe rolin e saj si nënë.
/Shqip.com