Kurti organizon pritje për gazetarët në fundvit
Publikuar:
(28.12.2022 16:42:22)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të organizojë një pritje për gazetarët me rastin e fundit të këtij viti.
Kjo është bërë e ditur nga vetë zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.
Pritja do të bëhet nesër duke filluar nga ora 12:00.
Në emër të Sh. T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, kemi nderin të ju ftojmë në pritjen e fundvitit të organizuar për gazetarët. Pritja do të mbahet nesër, më 29 dhjetor 2022, në ora 12:00, në restoranin Menza, Prishtinë.
Për të konfirmuar pjesëmarrjen, secili medium duhet të dërgoj emrin e përfaqësuesit të tyre.
/Shqip.com