Dje u emërua nënkryetar i Gjykatës, sot e liroi nga paraburgimi Panqitin

Ish-zyrtari policor serb, Dejan Pantiq, që është arrestuar me 10 dhjetor nën dyshimet se ka organizuar sulm ndaj zyrtarëve të KQZ-së në veri, është lirguar nga paraburgimi, për të vazhduar me masën e arrestit shtëpiak.
Prokurori special, Afrim Shefkiu kërkoi zbutjen e masës së sigurisë ndaj ish-policit Dejan Pantiq dhe kjo u aprovua me vendim të gjyqtarit te procedurës paraprake Mentor Bajraktari.


Bajraktari ka “vlerësuar se edhe me masën e arrestit shtëpiak do të sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë dhe nuk do të dëmtohet zbatimi me sukses dhe i rregullt i procedurës penale. Prandaj zëvendësimi i masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak është i arsyeshëm sepse edhe me këtë masë do të arrihet që të sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë”, shkruhet në aktvendimin e siguruar nga Gazeta Express.

Ky i fundit diten e djeshme u zgjodh nënkryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Ish-zyrtari policor serb, Dejan Pantiq, është arrestuar më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës.
Por, Pantiq nuk e vuajti paraburgimin në burg, ai gjatë gjithë kohës qëndroi në veri dhe për shkak të tij u ngritën mbi 10-të barrikada atje. Përkundër tensionve që shkaktoi, Pantiqit sot iu zbutë masa e sigurisë.
Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, theksohet se Pantiqit iu zëvendësua paraburgimi me arrest shtëpiak deri më datën 9 janar 2023. Me këtë vendim, urdhërohet Policia e Kosovës që ta marrin Pantiqin nga Jarinja dhe ta dërgojnë në shtëpinë e tij.
Por, kryeministri i vendit Albin Kurti u shpreh i habitur me vendimin e gjykatës për Pantiqin.
Propozimi i prokurorit të shtetit Afrim Shefkiu për zbutjen e masës së sigurisë për ish-policin Pantiq u bë me arsyetimin se janë duke u zhvilluar hetimet ndaj të pandehurit.
Tutje, si arsyetim u përmend edhe gjendja shëndetësore e Pantiqit dhe nevoja për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.
Ky propozim është aprovuar nga gjyqtari i procedurës paraprake Mentor Bajraktari, duke u vlerësuar si i bazuar.
/Shqip.com