Chelsea – Bournemouth, publikohen formacionet zyrtare
Publikuar:
(27.12.2022 17:37:27)

Skuadra e Chelsea do të përballet ndaj Bournemouthit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Premierligë.
Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”, nga ora 18:30.
Chelsea nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, ku kanë regjistruar dy barazime e tri humbje radhazi.
Chelsea ndodhet në pozitën e nëntë me 21 pikë, kurse Bournemouthi është në pozitën e 14-të me 16 pikë.
Formacionet zyrtare
Chelsea: Kepa; James, Koulibaly, Thiago Silva, Cucurella; Zakaria, Jorginho, Mount; Sterling, Havertz, Pulisic.
Bournemouth: Travers; Stacey, Smith, Senesi, Kelly; Zemura, Cook, Lerma, Billing; Solanke, Moore.
/Shqip.com