Sport Shqiptar

Ballkani mbetet lider i Superligës, Llapi beafasohet nga Malisheva

Publikohen formacionet zyrtare

Derbi i javës në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Dritës dhe Ballkanit ka përfunduar pa gola.

Edhe pse të dyja skuadrat hynë në takim për të rrëmbyer pikë të plota, as njëra e as tjetra nuk ishte konkrete në rastet për shënim dhe ndeshja përfundoi pa gola, shkruan Shqip.com.

Ky barazim i shkon më shumë për shtati Ballkanit, pasi ende mban pozitë e parë në tabelë me tetë pikë, njëjtë sa ka edhe Drita e cila ka golaverazh më të dobët.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Podujevë, ndërmjet Llapit dhe Malishevës, mysafirët treguan edhe një herë që nuk janë rastësisht pjesë e Superligës së Kosovës këtë sezonë.

Ata e mposhtën skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina me rezultat të pastër 0-3.

Pjesa e parë në këtë takim përfundoi pa gola, ndërsa në 45 minutëshin e dytë gjërat ndryshuan në mënyrë drastike.

Ishte minuta e 57-të kur pas një gabimi të  bërë nga porter i Ferronikelit, Malisheva kalo në epërsi me anë të Stullqakut. Dy minuta më pas, Stqullaku realizoi edhe një herë për të dyfishuar rezultain, kurse në minutën  e 90-të, shënoi Joan Marc Olivier për epilogun përfundimtar 0-3.

Ndërsa, në ndeshjen tjetër të luajtur në Drenas, ndërmjet Ferronielit dhe Dukagjinit, ekipi vendas shënoi fitore, duke i arkëtuar pikët e plota për të dytën herë këtë sezonë./Shqip.com