Gërvalla dënon sulmet ndaj gazetarëve në Veriun e Mitrovicës
Publikuar:
(26.12.2022 23:26:48)
Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme, ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve në Veriun e Kosovës.
Të hënën është sulmuar ekipi televiziv i Klan Kosovës, ku gazetarja dhe shoferi kanë mbetur të lënduar.
“Dënojmë ashpër sulmet ndaj gazetarëve nga ekstremistët në veri të Kosovës. Gjatë 3 javëve të fundit kanë sulmuar gazetarët vazhdimisht, këto janë grupe kriminale që tentojnë të destabilizojnë Kosovës”, ka thënë Gërvalla.
Gërvalla ka kërkuar që të ketë reagim nga bashkësia ndërkombëtare.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë urgjentisht në Beograd dhe të mbrojë median e lirë. Kjo duhet të ndalet. Tani”, ka reaguar Gërvalla.
/Shqip.com