Gjatë nëntorit u kursye 15 për qind të energjisë në amvisëri
Publikuar:
(25.12.2022 17:37:02)
Muaji nëntor i këtij viti ka shënuar 15 për qind kursim të energjisë në amvisëri duke e krahasuar me muajin e njëjtë të muajit të kaluar.
Kjo është bërë e ditur nga ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli nëpërmjet një grafike të postuar në Facebook.
Mes tjerash, Rizvanolli thotë se subvencionohemi duke kursyer dhe përfitojmë se bashku.
Krahas kësaj, Rizvanolli falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar për sigurinë e furnizimit dhe kanë kursyer buxhetin e shtetit të Kosovës.

/Shqip.com