Sot në Katedralën “Shën Nënë Tereza” kremtohet Dita e Krishtlindjes
Publikuar:
(25.12.2022 08:28:26)

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë sot kremtohet Dita e Krishtlindjes.
Mesha do të fillojë nga ora 11:00 e mëngjesit.
Po ashtu, edhe në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren, do të kremtohet mesha e Ditës së Krishtlindjes. Besimtarëve katolikë aty do t’u drejtohet edhe Imzot Dodë Gjergji, duke filluar nga ora 11:00.
Ai, mbrëmë me rastin e festës së Krishtlindjes, tha se shqiptarët kanë ndihmuar njëri-tjetrin në rrethana të vështira.
/Shqip.com