Lajme

Haziri kritikon Sveçlën: Mos organizo darka me pasul për 30 policë, 700 tjerë janë pa mbështetje logjistike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka thënë se Qeveria po vepron në mënyrë të gabuar që po organizon darka me pasul për policët në veri.

Sipas tij duhet të bëhen përpjekje për të vendosur dialog dhe se 700 policë të tjerë janë pa darkë e mbështetje logjistike.

“Ne duhet të tregohemi të durueshëm sepse ata janë tash nën mjetet e veta dhe me mjetet e tyre gjithmonë kanë humbur. Por problemi është që në Prishtinë në vend që të gjenden përpjekje për të vendosur dialog, ministri organizon darkë me pasul për 20-30 policë a 700 tjerë janë pa darkë, pa veshje, pa mbështetje logjistike”, ka deklaruar ai.

Tutje, Haziri shprehet se pjesa veriore e Kosovës, mbetet jashtë kontrollit të shtetit.

“Apeli i vazhdueshëm ka qenë që të shtjerrën të gjitha mundësitë që të zgjidhet problemi. Ajo pjesë është jashtë kontrollit, kur është jashtë kontrollit të shtetit d.m.th bandat e kontrollojnë”, tha Haziri në Tëvë1.

/Shqip.com