Lajme

Haradinaj: Kujdesi ndaj fëmijëve me autizëm është humanizëm

Kujdesi ndaj fëmijëve me autizëm është humanizëm.

Kështu ka deklaruar, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë një vizitë tek shtëpiza “Autizmi Flet” në Tregun e Fundvitit në Prishtinë.

“Vizitova shtëpizën “Autizmi Flet” në Tregun e Fundvitit në Prishtinë, për të shprehur përkrahjen ndaj të rinjve dhe të rejave të cilët ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm. Me këtë rast përgëzova stafin dhe vullnetarët e organizatës ‘Autizmi Flet’ për kauzën e tyre humane”, ka shkruar Haradinaj.

Të gjithë ata që përkujdesen për këta fëmijë i falënderoj nga zemra, ka shtuar Haradinaj.

/Shqip.com