Bërnabiq: Jemi në prag të një konflikti të armatosur me Kosovën
Publikuar:
(21.12.2022 13:49:00)

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka ftuar sot organizatat joqeveritare, të cilat janë pjesë e Konventës Kombëtare, të flasin për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë.
Në seancën e Konventës Kombëtare në Parlamentin e Serbisë, ajo theksoi se në këtë moment të gjithë duhet të bëjnë çmos për të ruajtur paqen.
“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”, ka thënë Bërnabiq.
Pas kësaj deklarate për luftë, Bërnabiq foli për paqen.
“Ne duhet ta ruajmë paqen së bashku”, është shprehur Ana Bërnabiq.
/Shqip.com