Sport Shqiptar

Jeruzalem Masters: Distria në finale, Nora i afrohet medaljes së bronztë

Kosova do të përfaqësohet me katër garues në turneun e madh të xhudos, Jeruzalem Masters që do të mbahet me datë 20-22 dhjetor 2022, raporton Shqip.com.

Në këtë garë prestigjioze marrin pjesë 5 kontinente, 58 shtete dhe 367 garues.

Republikën e Kosovës në këtë turne të madh do ta përfaqësojnë: Distria Krasniqi (-52kg), Nora Gjakova (-57kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Loriana Kuka (-78kg).

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Mastersit të Jerusalemit.

Xhudistja kosovare ia doli ta mposht në gjysmëfinale hungarezen Reka Pupp.

Ndërsa, në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë do të ketë punë me britaniken Chelsie Giles.

Ndërsa, Nora Gjakova iu afrua medaljes së bronztë përmes repasazhit.

Në luftën e parë ajo e mundi britaniken Lele Nairne, ndërsa në finale për të bronztën e kategorisë deri në 57 kilogramë do të ketë punë me koreanen Mimi Huh.

/Shqip.com