Deputeti gjerman në Kosovë, diskutohet situata politike dhe ajo e sigurisë
Publikuar:
(20.12.2022 12:25:54)

Në vendin tonë është duke qëndruar deputetin i Bundestagut gjerman, Christoph Ploss.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ai ka zhvilluar takim me deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur, Bekë Berisha përmes një postimi në Facebook.
“Së bashku diskutuam për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon, stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës, integrimin në BE, si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi”.
Ruajtja dhe thellimi i partneritetit të shkëlqyer mes grupeve të miqësisë ndërmjet dy vendeve është interes jetik dhe shtetëror, ka bërë të ditur Berisha.
/Shqip.com