Barcelona po mposhtet nga Bayerni

Ka përfunduar me rezultat 0-1 pjesa e parë ndërmjet Barcelonës dhe Bayern Munchen.
Katalunasit patën posedimin e topit në këtë 45 minutësh, por bavarezët me ndihmen e fatit arritën që të kalojnë në epërsi pas një autogoli të Eric Garcias, shkruan Shqip.com.
Kjo ndeshje është e veqantë për katalunasit pasi është e para pa Leo Messin në Ligën e Kampionëve dhe shënon fillimin e një epoke të re.
Në këtë ndeshje, po ashtu ka debutuar sulmuesi holandes, Luk De Jong.
Mbetet të shihet nëse në pjesën e dytë, Koeman do të bëjë ndonjë ndryshim në formacionin startues për ta evituar humbjen./Shqip.com
Në ndeshjet tjera janë shënuar këto rezultate pas përfundimit të pjesës së parë:
Villarreal 1-1 Atalanta
Chelsea 0-0 Zenit
Malmoe 0-3 Juventus
Dinamo Kiev 0-0 Benfina /Shqip.com