Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona
Publikuar:
(19.12.2022 20:46:10)

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime kanë pësuar tre persona.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti- zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 16:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.
Po ashtu Ahmeti ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.
/Shqip.com